Përpunimi i fasadës:
Përpunimi i fasadës ose materijalizimi i ndërtesës përbëhet nga kombinimi i disa llojeve të materijaleve:

Përpunimi i fasadës, tip 1:
Muret e fasadës në hapësiren afariste në përdhesë, është e paraparë të jetë nga dyer dhe dritare prej qelqi nga dyshemeja deri ne tavan. E njejta përbëhet nga profile alumini dhe qelq të dyfisht me vlera optimale për të gjitha stinet.

Përpunimi i fasadës, tip 2:
Në katet e mësipërme, përpunimi i fasadës është demit fasadë – bllok i tullave të zbrazur me trashësi prej 16cm, izolim termik me trashësi prej 8cm. Nga ana e mbrendshme përpunimi perfundimtar është ngjyrë polikolor.

Përpunimi i fasadës, tip 3:
Në një pjesë te banesave (veçanërisht ballkonet jugore në dhomat e gjumit dhe dhomat për femijë duke filluar nga kati i 3, respektivisht kati i 4 dhe më lartë)përpunimi i fasadës ështe fasadë strukturore. E njejta përbëhet nga profile alumini dhe qelq të dyfisht me vlera optimale për të gjitha stinet.

Mure ndarëse:
Muret ndarëse janë nga tullë e plotë me trashësi 12cm, respektivisht 25cm(ndërmjet sanitareve dhe hapësirave tjera). Tulla e përdorur i ka këto dimenzione: 25x12x6.5 cm.

Dysheme:
Dyshemetë janë paraparë në mvarshmëri nga hapësira, edhe atë: pllaka graniti në hyrje dhe shkallë, parket në hapësirat për banim, pllaka qeramike në hapësirat ndihmëse, hapësira sanitare dhe ballkone.